+355694070104 info@start.com.al

Duke parë ecurinë e deritanishme të shoqërisë e cila është goxha e kënaqshme dhe stabilizimin e një rezultati të caktuar, Start Oil është  fokusuar që të ketë një rritje akoma më të madhe nga të ardhurat e shitjeve dhe zgjerimin e metejshem të saj, duke arritur disa objektiva

  1. Shoqëria ka hartuar planin e saj të shlyerjes së investimeve të kryera në të gjitha njësitë e shitjes
  2. çmimi i tregut me të cilin do punojmë është nga  më konkuruesit, ky fakt na ka orientuar në gjetjen e mënyrave sa më efektive si në përzgjedhjen e furnitorit kryesor, si edhe alternativa të tjera  që do ti  shërbejnë këtij proçesi. Objektivi ynë është qe çmimi të jetë 8-10 lek më i ulët se i konkurenteve tanë.
  3. Gjithashtu  në fokusin tonë do të jetë cilësia e mallit, e cila do të jetë një ndër objektivat kryesore në të ardhmen. Ecuria e deritanishme ka dhënë rezulatet e saj duke u mbështetur  kryesisht në cilësinë e lengut, e cila ka bëerë që shitjet gradualisht të rriten.
  4. Një ndër projektet për të ardhmen e kompanisë është studimi i tregut për të parë mundësinë e zgjerimit të pikave të reja të shitjes në territorin kombëtar.