+355694070104 info@start.com.al

Kevuci shpk është kompani e re në tregun vendas të hidrokarburave, e cila kryesisht tregton produktet e naftës, benzinës dhe gazit {LPG} me pakice. Operon në tregun shqiptar per rreth 1 vit e gjysmë, kohë kjo jo shumë e gjatë, por e mjaftueshme për një kompani qëe ofron cilësi në produktet e saj të zerë vendin që dëshiron në treg. Zgjodhëm që të përfaqësohemi me logon Start Oil, për ta pozicionuar kompaninë si një ndër komponentët kryesor në industrinë e naftës.  Qëllimi ishte i qartë që në fillim: Cilësi e lartë dhe çmim konkurues. Kjo bëri që konsumatori ta mirëpriste produktin, gjë e cila u reflektua në rritjen e kërkeses nga konsumatori. Si rrjedhojë, lindi nevoja per zgjerimin e Start Oil gjatë gjithë territorit kombëtar.